Asllani – Studio Ligjore – Zvicer, Shani A s l l a n i, jurist i diplomuar,
27. Qershor 2019, Winterthur – Zvicër
MARRËVESHJA MBI SIGURIMET SOCIALE KOSOVË – ZVICËR
Të nderuar Zonja dhe Zotërinjë
Zyra e Pensioneve me seli në Zvicër përfaqëson shumë klientë të cilët kanë pununar në këtë shtet. Konfederata Zvicerjane që nga 1. Prilli 2010 ka ndërprerë në mynyrë të njëanshme zbatimin e marrëveshjes mbi sigurimet sociale në raport me Kosovën.
Që atëherë kemi patur shumë pyetje nga shumë klientë lidhur me këtë çeshtje e sidomos se kur do të lidhet marrëveshja e re ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.
Lidhur me këtë ne kemi kontaktuar institucionin federal të sigurimeve sociale (Bundesamt für Sozialversicherungen) me anë të postës elekronike dhe kemi marrë këtë përgjigje të cilën po ua percjellim të përkthyer në tëresi:
I nderuar Z. Asllani
Marrëveshja mbi Sigurimet Sociale e lidhur ndërmjet Republikes së Kosovës dhe Konfederates Zvicerjane do të hyjë në fuqi më 1 shtator 2019.
Në javët e ardhshme do të japim informacione përmes faqes sonë të internetit lidhur me këtë çështje.
Sipas kësaj marrëveshjeje përfitimet e të siguruarve vlejnë vetëm nga data e hyrjes në fuqi pra nga 01. Shtator 2019 e jo në mynyrë retroaktive.
Aplikimi mund të bëhet edhe para kësaj kohe. Lidhur me këtë çështje ne ju ftojmë të prisni informacionet të cilat së shpejti do ti publikojmë në faqen tonë të internetit si dhe të keni parasysh edhe informacionet mbi aplikimin.