Historiku/Reth nesh
Rreth Nesh
Zyra jonë vepron që nga viti 1998 dhe është zyra e parë shqiptare e këtij profili në Zvicër, e njohur zyrtarisht nga autoritetet zvicerane. Ne ofrojmë shërbime profesionale në fushën e çështjeve juridike dhe pensioneve, me fokus në cilësi, korrektësi dhe besueshmëri.
Me përvojë shumëvjeçare, përfaqësojmë klientët tanë pranë institucioneve kompetente në Zvicër, Gjermani dhe Austri, duke i ndihmuar në realizimin e të drejtave të tyre për pension dhe përfitime të tjera që rrjedhin nga skemat pensionale të këtyre vendeve.
Zyra drejtohet nga Shani Asllani, jurist i diplomuar dhe përkthyes i licencuar, i mbështetur nga një staf profesional për çështje administrative dhe sekretarie.
Dhjetor 2025 – Winterthur – Zvicer
