A e dini se?

Winterthur, Zvicër, 07.  Korrik 2020

FONDI I KURSIMEVE PENSIONALE TË KOSOVËS – FKPK-JA – MOS E PREKNI 10%-SHIN!

Kohët e fundit po flitet dhe si duket Qeveria e Re e Kosoves me nji ekonomist në krye te saj, Zotin Avdullah Hoti po mendon që të realizoj planin e saj për t’ju dhënë mundësinë kontribuuesve të tërheqin 10% të bilancit të tyre të kursimeve pensionale nga FKPK-ja.
 
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) është institucion publik i pavarur dhe jo fitimprurës, i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Në këtë Fond secili kontribuues kursen për pension në një llogari personale.
Administrimi i këtyre llogarive individuale është nën kontrollin e shtetit, kurse të hollat e kursyera u takojnë kontribuuesve.
 
Edhepse drejtuesit e Bordit të Trustit të Kosovës janë shprehur që ka alternativa të tjera që do të mundësonin arritjen e synimeve të Qeverisë këta nuk dojnë të ndëgjojnë fare duke thënë se mundësia e tërheqjes së 10%-shit është pjesë e planit të punës të Qeverisë dhe ngelet vetëm përgatitja teknike për implementim, e për këtë nismë dhe implementim si duket edhe Ministria e Financave, me znj. Hykmete Bajrami në krye kanë rënë plotësisht dakord.
 
Duke qenë që kjo çështje është tërësisht politike, përfaqësuesit e Trustit nuk kanë munësi të parandalojnë një gjë të tillë. Gjithashtu për investimet dhe menaxhimin e këtyre të hollave besoj që trusti do ketë konsultuar specialistët e vetë apo të jashtëm.
 
E poqese kjo nismë do të ndihmoj për tejkalimin e situatës së rëndë ekonomike-sociale në vend, mbetet të shifet. Specialistët e fushës thonë që duke marrë parasysh nevojën për mjete financiare dhe kërkesën për rimëkëmbje ekonomike, hyrja në qarkullim e këtyre mjeteve do të ndikonte në përmirësimin e situatës ekonomike.
 
Këtë nuk e konteston askush por a do zgjidhet problemi me këtë kjo është e paparashikuar dhe askush nuk mund ta thotë me siguri. Këto të holla do ju mungojnë të siguruarve në vitet e mëvonëshme e sidomos atyre qe së shpejti arrijnë moshën e pensionit të pleqërisë.
 
Duhet ta kemi parasyshë që këto janë të holla që i përkasin Shtyllës së Parë të Skemave të Pensioneve dhe në shtetet moderne me një sistem të avancuar social dhe pensional nuk lejohet fare marrja ne forme kapitali e ketyre kontributeve, e aq më pak pa arritur moshën e pensionit, pasi ky fond shërben për sigurimin e egzistencës së të siguruarit – shtetasit.
 
Kur është fjala për Shtyllës së Dytë të Skemave të Pensioneve që në Ligjin mbi Pensionet në Kosovë nuk parashifet dhe nuk është funksionale, këtu ka rregullativa dhe praktika të ndryshme në shtetet e ndryshme.
 
Për shembull në Zvicër lejohet marrja e kontributeve në formë kapitali, pension mujorë apo nji miks i ketyre e që do të thotë, gjysmën në formë kapitali e pjesën tjeter si pension mujor lartësija e të cilit llogaritet sipas shumës së mbledhur dhe kuotës së shndërrimit (psh. Ne Zvicer kuota e shndërrimit është 6.8 % që do të thotë nëse keni 100`000.- CHF në siguracion do mirrni 6`800.- CHF pension vjetorë).
 
Disa shtete ballkanike lejojnë vetëm terheqjen e nji perqindje në formë kapitali kurse pjesa tjetër duhet të paguhet në formë pensioni mujorë.
Ne mendojmë që Shteti i Kosovës duhet të gjej alternativa tjera për rimëkëmbjen e ekonomisë për shkak të pandemis COVID 19 në mynyrë që këto kontribute kurrsesi të mos preken.
 
Të hollat që kontributpaguesti i kanë të kursyera dhe menaxhohen nga trusti janë të dedikuare për qëllime të caktuara dhe kurrsesi nuk duhet përdorur për rimëkëmbjen e ekonomisë apo për raste të veçanta sikurse është tani rasti me pandemin – COVID 19.
 
Për të siguruar mbarevajtjen e Trustit Pensional të Kosovës, kërkohen hapa dhe masa të guximshme që shkojnë përtej rritjes së kontributeve, punedhënës – punëmarrës apo edhe të rritjes TVSH-së, si dhe ngritjes së moshës së daljes në pension apo përmes intervenimit të Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës për konsolidimin e Trustit Pensional të Kosovës.
 
Shpresojmë që Qeveria të heq dorë nga ky veprim që do ndikoj negativisht në gjendejen e bilancit të kontribuuespaguesve kosovarë.

 

 

Winterthur, Zvicër, 06. Prill 2020

ÇFARË PO NDODH ME SISTEMET E PENSIONEVE ?

Për këtë shumë pensioni paskam punuar gjithë jetën? Kjo është një pyetje që shtrohet nga pensionistet në shumë shtete të ballkanit ku pensionet janë të vogla dhe madje çdo ditë e më shumë po ulen. Atëherë si mund të kenë të moshuarit një pleqëri të dinjitetshme?

Për shkak të plakjes së popullatës do të jetë gjithnjë e më e vështirë për shtetet e ballkanit por edhe për vendet e pasura të financojnë pensionet. Në vendet më të varfra, ky është gjithashtu një problem pasi që ka një largimin masiv të të rinjve jashtë vendit. Pensionet janë tashmë të vogla, dhe kështu me kalimin e kohës do të jenë edhe më të vogla.

Nga fundi i viteve 1980, i gjithë sistemi i pensioneve në shtetet e ish Jugosllavisë ishte stabil. Raporti të punësuar me pensionist ishte 4: 1, kurse sot është mesatarisht 1.25: 1. Në disa shtete të ish Jugosllavisë raporti i punonjësve dhe pensionistëve tashmë arrin psh. mediat malazeze raportojnë se raporti i punonjësve dhe pensionistëve tashmë po i afrohet 1: 1 në këtë shtet.

Nuk ka asnjë pikë për të diskutuar se cili raport do të ishte optimal: sa më i madh të jetë numri i pensionistëve që bien për secilin punonjës, aq më të ulët janë pensionet. Dhe kur të ardhurat mesatare janë të ulta, do të thotë gjithashtu se gjeneratat e vjetra do të katapultohen në varfëri.

Lypësit në rrugë ishin arsyeja që shumë vende evropiane filluan të krijojnë sisteme pensionesh në shekullin XIX. Sistemet elementare të kujdesit për të moshuarit dhe të sëmurët kanë ekzistuar më parë, veçanërisht brenda reparteve artizanale të qyteteve individuale. Në fakt, në Gjermani ka akoma profesione që kanë sistemin e tyre të veçantë, të kujdesit shtesë për pleqërinë, por keto sisteme sa vijnë e zvogëlohen.

Parimi themelor i shumicës dërmuese të sistemeve të pensioneve të sotme mbështetet në „solidaritetin e gjeneratave“. Në krizën e madhe të viteve 1920, madje edhe në Gjermani, paratë e daljes në pension, të cilat „u lanë mënjanë“, më vonë i mori era. Në Shtetet e Bashkuara në kohën e Roosevelt-it u reformua sistemi i parë pensional, në mënyrë që paratë që vinin nga punonjësit aktualë shpërndahen kryesisht menjëherë për ata që janë në pension. Logjika ishte e qartë: ekonomia po rritej, popullsia po shtohej, kështu që gjeneratat e ardhshme lehtë do të jenë në gjendje të paguajnë pensionet e atyre që tani paguajnë në fondin e pensioneve.

Gjermania bëri reformimin e tij të sistemit të pensioneve më 1957 – natyrisht, ende kishte nevojë për një „shtyllë të dytë“ që do mbështeste shtetin. Për dekada të tëra funksionoi shkëlqyeshëm – ndërsa në të vërtetë atëherë familjet gjermane kishin shumë fëmij. Por përveç demografisë që minon këtë logjikë të „solidaritetit të gjeneratave“, vendet më pak të pasura preken gjithashtu nga largimi i fuqisë punëtore.

Sipas Presidentit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Suma Chakarbarti, rreth gjashtë milion qytetarë të Ballkanit tashmë jetojnë jashtë shteteve të tyre, kjo është pothuajse një e treta e popullsisë së këtyre shteteve.

Në vendet shumë të varfëra siç janë shtetet ballkanike, dërgesat nga shtetasit që gjinden jashtë vendit janë një nga burimet më të mëdha të të ardhurave për ato shtete. Sipas të dhënave të Eurostat, nga Kosova janë larguar më 2018 gjithsejt 34.500 shtetas, nga Serbia janë larguar 51,000 shtetas dhe kjo është një goditje e fortë edhe për ekonominë e këtyre vendeve.

Cilat janë pasojat e largimit të fuqisë punëtore?

Drejtori i Trustit Pensional të Bosnjës e Herzegovinës, Zijad Krnjiq thotë se sistemi i pensioneve në Bosnjë e Herzegovinë është plotësisht i qëndrueshëm dhe nuk behet fjalë për ndonjë krizë, kurse largimi i të rinjëve nga ky shtet mund të vërehet vite më vonë e jo tani për tani. Pra pensionistët do të marrin pensionet e tyre me një rritje të parashikuar.

Koston e largimit të të rinjëve në shtetet tjera e bartin shtetet nga të cilat largohen ata, pasi ato shtete kan investuar në shkollimin dhe edukimin e këtyre individëve: diploma universitare e një personi lehtë mund të kushtojë rreth pesëdhjetë mijë euro – diploma e një doktori edhe më shumë. Dhe nga ky investim tani përfiton një vend tjetër. Shumë shtete llogarisin në të ardhurit.

Këta të rinjë të shkolluar e kanë të vështirë të largohen nga vendlindja e tyre sepse kjo nuk është aspak e lehtë, por kjo është e vetmja mundësi që këta të shkolluar të mos shndërrohen në kamerierë ose pastrues të paguar dobët në shtetin e tyre.

Shumica nuk paguajnë kontributet pensionale!

Në shtetet e rajonit ka një rënje të shkallës së papunësisë që është një lajm i mirë.  Kjo rënje ka të bejë edhe me largimin e të rinjëve në shtetet përendimore, dhe kjo në mënyrë të pashmangshme ka një ndikim në sistemin e pensioneve, si dhe sistemin e kujdesit shëndetësor.

Sidoqoftë, edhe shkuarja jashtë vendit në të vërtetë është vetëm një pjesë e një problemi edhe më të madh: veçanërisht kur bëhet fjalë për shqetësimin lidhur me papunësinë e të rinjve, këto informacione zakonisht nuk janë plotësisht të sakta. Para së gjithash, të rinjëve u jepet një punë pjesërisht ose tërësisht në tregun e zi dhe me një pagesë në dorë. Kompanitë në rajon nuk bëjnë përjashtim, dhe madje edhe nëse paguajnë punëtorë, ata „harrojnë“ të paguajnë kontributet.

Si të reformohet sistemi pensional?

 Në shumë shtete ballkanike, pensionistë përballen me një mision të pamundur: të mbijetojnë me një pension të vogël. Në këto vende si rregull, është gjendja e vështirë dhe nuk dihet se si kjo mund të përmirësohet.

Në fund të fundit, shumë shpesh i bie shtetit të hapë arkat e veta për të ndihmuar ata që kanë punuar dhe kanë fituar gjithë shekullin e tyre të punës, por që mezi ja dalin të mbijetojnë me pensionin e tyre të ulët që marrin.

Në Greqi (jo shumë më ndryshe në Spanjë apo Portugali), megjithate politikanët ja arrijnë tu bëjnë dhurata të vogla pensionistëve për të marrë më vonë votat e tyre.

Atëherë si të jetojmë me dinjitet në pleqëri? Ky nuk është një problem që do të zgjidhet lehtë posaqërisht në vendet ballkanike dhe kërkon masa radikale në reformimin e sistemit pensional e në mynyrë të veçantë në krijimin e kushteve për punësim të të rinjëve dhe parandalimin e largimit të tyre nga shteti në vende tjera ekonomikisht të zhvilluara.