A e dini se?

 

Asllani – Studio Ligjore – Zvicer, Shani A s l l a n i, jurist i diplomuar,

2. Korrik 2019, Winterthur – Zvicër

FALIMENTIMI I PERSONAVE FIZIK NË ZVICËR

 Çfarë është falimentimi privat?

Secili person fizik (individë) me vendbanim në Zvicër i cili ka borxhe të cilat nuk mund ti përballoj gjegjesisht ti kthej ato, ka të drejtë që pranë gjykatës së qarkut të kërkoj deklarimin e paaftësis paguese dhe të inicoj fillimin e procedurës për një falimentim privat.

Pas kërkesës gjykata pranon këte vetëm riprogramimi dhe kthimi i borxheve duket të jetë i pashpresë. Në fillim të zhvillimit të procedurës së falimentimit, do shiqohet gjendja e pasurisë së përgjithshme dhe totali i pasurisë (vlera e prekshme dhe monetare) e do krahasohet me borxhin e përgjithshëm. Kështu pasurija, asetet si makina, prona, bizhuteri, piktura, të holla, etj. konfiskohen dhe likuidohen në një procedurë përmbarimi. Preferohet që personat fizik të mendojnë mirë këtë hap, sepse falimentimi privat nuk është një zgjidhje përfundimtare e çështjes së borxheve. Borxhet mbeten edhe më tutje pra edhe pas shpalljes nga gjykata si person i cili nuk ka mundësi ti paguaj borxhet.

 Kushtet që duhet plotësuar për falimentimin e personave fizik

  • një riorganizim (riprogramim) i borxhit të jetë i pashpresë ose i dështuar,
  • kuota për kthimin e borxheve që do t’u ofrohej kreditorëve si pagesë mujore do të ishte aq e vogël saqë nuk do të pranohej nga të gjithë kreditorët,
  • konfiskimi i pagës nuk mund të aplikohet nëqoftëse minimumi i egzistences do rrezikohej,

Pa borxhe të reja pas falimentimit privat!

Për kohën pas falimentimit, duhet të

  • sigurohet që personi i ngarkuar me borxhe të ketë nën kontroll situatën financiare dhe të mos kërcënohet nga borxhet e reja,
  • të ketë kushte të qëndrueshme në profesion, familje e kështu me rradhë,
  • detyrimet aktuale financiare të përmbushen me përpikëri,
  • të ardhurat të jenë të qëndrueshme dhe të paktën të sigurojnë ekzistencën dhe gjithashtu pagesa e taksave aktuale, kostot e sëmundjes, blerjet dhe shpenzimet që mund të bëhen.

Përparësitë e falimentimit privat!

Si rregull, pas falimentimit debitori ka qasje në të gjitha të ardhurat e tij dhe është në gjendje të rimarr veten financiarisht. Për sa kohë që nuk ka pasuri ose të ardhura për kursime, kërkesat e reja për pagimin e borxheve mund të shmangen duke njoftuar kreditorët që nuk ka asete të reja.

Disavantazhet e falimentimit privat!

Për të zhvilluar procedurën e një falimentimi privat duhet paguar paraprakisht përafërsisht 5.000.- CHF. Zyra e përmbarimit publikon njoftimin mbi falimentimin tre herë në gazetën zyrtare.

Kjo mund të rezultojë me disavantazhe personale ose profesionale (p.sh. pengon nëse ju kërkoni një apartament me qera, nëse kërkoni të mirrni nënshtetësin, kërkoni kredi ke ndonjë bankë).

Çertifikata e falimentimit!

Kur personi fizik falimenton dhe pretendimet e kreditorëve që nuk mund të përmbushen nga likuidimi i aseteve, lëshohet çertifikata e falimentimit. Kreditorët kanë të drejtë të shesin çertifikatat e falimentimit, p.sh. agjencive për mbledhjen e borxheve (zyrave të përmbarimit).

Borxhet pas falimentimit!

Kur gjykata lëshon një çertifikat falimentimi për një person fizik, kreditoret mund të kërkojnë borxhet e tyre në çdo kohë. Agjencia për mbledhjen e borxheve (zyra e përmbarimit) lëshon një urdhër pagese për këtë qëllim. Kundër këtij urdhëri debitori mund të kërkoj brenda 10 ditëve „kundërshtim borxhi – me vrejtjen pa asete të reja“.

Duke vepruar kështu, debitori informoni zyrën e përmbarimit që është deklaruar i falimentuar dhe se që nga koha e falimentimit nuk ka asnjë pasuri të re, prandaj nuk mund të kryhet një konfiskim page apo pasurije ndaj jush.