Asllani – Studio Ligjore – Zvicer, Shani A s l l a n i, jurist i diplomuar,
15. Gusht 2019, Winterthur – Zvicër
MARREVESHJA MBI SIGURIMET SHOQERORE ZVICËR – KOSOVË HYN NË FUQI MË 1. SHTATOR 2019
Të nderuar Zonja dhe Zotërinjë
Zyra e Pensioneve me seli në Zvicër njofon klientët dhe të interesuarit që Marreveshja mbi Sigurimet Shoqerore Zvicër – Kosovë sipas informacionit zyrtar nga Institucioni Federal i Sigurimeve Sociale në Zvicër (Bundesamt für Sozialversicherungen) do të hyjë në fuqi më 1. shtator 2019.
Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë plotësuar moshën – per burra 65 vjeç, per gra 64 vjeç mund të aplikojnë menjiherë.
Për klientët që ne përfaqësojmë kërkesat e të cilëve ende nuk janë vendos ne do zbatojmë procedurat e rregullta, kurse të gjithë të interesuarit që jetojnë në Kosovë dhe dëshirojnë të përfaqësohen nga ne mund të na kontaktojnë përmes websajtit tonë.