A e dini se?

Winterthur, Zvicër, 28. Dhjetor 2019

SKEMAT E PENSIONEVE NË ZVICËR – SHTYLLA E DYTË

Përmirsoni kursimet pensionale në shtyllen e dytë!

Blerjet në shtyllën e dytë të fondit pensional përmirësojnë situatën tuaj dhe me këte mund ti zbritni taksat.

Duhet të kemi përbazë këto parime:

Blerjet vullnetare në fondin e pensioneve janë shumë tërheqëse për qëllime tatimore. Shuma e blerjes mund të zbritet plotësisht nga të ardhurat e tatueshme. Fondet e pensioneve japin rendimente që janë më të larta sesa interesi e kursimeve që kemi në bankë.

Shtylla e dytë e pensioneve kohëve të fundit është përballur me shumë vështirësi sidomos në tregjet e aksioneve dhe bonove që aktualisht ofrojnë mundësi të vogla fitimprurëse të cilat sjellin siguri dhe fitim. Më parë investimet në pasuri të paluajtshme edhe qiraja ishin me shumë lëverdi.

 Parimi bazë i blerjes së fondeve të pensioneve nga shtylla e dytë

Personat e siguruar kanë mundësinë të blejnë fonde të pensioneve nga shtylla e dytë vetëm nëse gjendja e bilancit të tyre ka zbraztira / hendek.

Boshllëqet e kontributit gjithashtu mund të shfaqen kur ndërrohen vendet e punës tek punëdhënësi me përfitime të fondit pensional, të zhvilluara më mirë, në rast papunësie, kur lëshoni shtetin per disa kohë, gjatë një pushimi në karrierë, për stafin e ri, vazhdimin e arsimimit / shkollimit dhe në rast divorci. Informacionin nëse në periudhat tuaja të sigurimit ekziston një hendek pensioni mund ti shifni në Kartën e Fondit Pensional, që ju dërgohet çdo vit – ose në mynyrë të jashtëzakonishme kur ndryshoni punëdhënesin tuaj apo e kërkoni vetë këte.

 Pritja tre-vjeçare

Një tjetër kufizim për ate që blejnë një fondi pensioni është periudha e mbajtjes: Pas një blerjeje, ju nuk mund të tërhiqni kapital nga fondi i pensionit për një periudhë tre vjeçare sepse mund të dyshoheni për shmangie tatimi. Periudha e bllokimit nuk vlen vetëm për shumën e blerjeve të bëra, por për të gjithë shumën e kontributeve – të hollave që ju keni në në fondin tuaj të pensionit. Ju duhet të keni blerë tre vjet para pensionit nëse doni të merrni kapitalin në vend të pensionit në kohën e pensionit.

Poqese keni përdorë kapitalin për blerjen e pronave të banimit nuk mund të shisni pronen as ta lëshoni me qera perderisa të paguhet kjo shumë.

Rregullativat e veçanta për të vetëpunësuarit

Kufizimet vlejnë gjithashtu për personat që kanë emigruar në Zvicër nga shtetet tjera dhe nuk i përkasin ndonjë fondi pensioni zviceran. Pagesa vjetore e blerjes nuk mund të kalojë 20 përqind të të ardhurave vjetore që i realizoni si i vetëpunësuar.

Ky plan është i vlefshëm për pesë vitet e para që nga anëtarësimi juaj / biznesit tuaj në një fond zviceran pensioni.

Rregulla të posaçme duhet të respektohen edhe nga personat e vetëpunësuar, të cilët më parë nuk ishin të lidhur me një fond pensioni, por kanë shfrytëzuar shtyllën e tretë – d.m.th. kanë paguar më shumë sesa shuma maksimale për të punësuarit e cila aktualisht është 6,826 franga. Personat e vetëpunësuar mund të derdhin kontribute në shtyllën e tretë deri në shumën 34’128 ​​franga në vit, ose në maksimum 20 përqind të të ardhurave neto të fituara. Nëse këta persona të rinj sigurohen me një fond pensioni, potenciali blerës zvogëlohet nga kapitali i ruajtur në shtyllën tretë. Fatura varet nga mosha ose viti i lindjes dhe viti i depozitimit. Për një llogaritje të hollësishme pyesni planifikuesin tuaj financiar.

Çfarë duhet të bëni kur potenciali është harxhuar – kur keni paguar maksimumin?

Kur të siguruarit kanë kryere blerjen shtesë në shtyllën e tretë, shumica e fondeve të pensioneve lejojnë mundësinë të bëjnë blerje shtesë për pension të parakohshëm. Kjo ju lejon të kompensoni tërësisht ose pjesërisht përfitimet që keni përballuar si rezultat i pensionit tuaj të parakohshëm. Por mbani mend: Nëse më në fund nuk pensionoheni herët, sigurisht që keni kursyer shumë pension. Kjo tepricë nuk mund të kalojë masmumin e parapare me ligji që është pesë përqind.

Një alternative për blerjen në pension të parakohshëm mund të jetë një i ashtuquajtur plan për pension të kuadrit. Kompanitë individuale krijojnë fonde të tilla të veçanta pensioni posaçërisht për drejtuesit e tyre me fitim të lartë në mënyrë që të hapin potencial shtesë blerës. Për shkak të opsioneve të konsiderueshme të optimizimit të taksave, planet e pensioneve të kuadrit i nënshtrohen një kontrolli të posaçëm nga autoritetet tatimore.