A e dini se?

Winterthur, Zvicër, 16. Shkurt 2018 / Studio Ligjore Zvicër / Shani A s l l a n i, jurist i diplomuar

Studio Ligjore – Asllani – Zvicër

Skemat e Pensioneve në Zvicër

PENSIONIMI I PARAKOHSHËM: ÇFARË DUHET TË DINI?

 Për të marrë pension të parakohshëm duhet të plotësoni disa kushte. Sipas ligjit personat që kanë arritur moshën kanë të drejtë në pension pleqërie të reduktuar, deri dy vjet para plotësimit të moshës së rregullt (burrat 65 vjeç, gratë 64 vjeç) të daljes në pension.

Ata që duan të dalin në pension para kohe kanë nevojë për përgjigje të qarta për pyetjet e mëposhtme: A më mjaftojnë të ardhurat? Cilat janë zbritjet nëse pensionohem para kohe dhe si mund të mbulohet më mirë ky boshllëk?

Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit.

Temat kryesore që duhet patur parasysh janë koordinimi i tri shtyllave, shtylla e parë, shtylla e dytë dhe shtylla e tretë, si dhe qëllimet e pensionistit dhe kerkesat që ai ka pas daljes në pension. Ky hendek i të ardhurave duhet të tejkalohet. Duhet të shqyrtohen tërësisht të gjitha opsionet e disponueshme.

Shani  A s l l a n i

Asllani – Law Office – Zvicër