A e dini se?

Winterthur, Zvicër, 02. Mars 2018 / Studio Ligjore Zvicër / Shani A s l l a n i, jurist i diplomuar

SKEMAT E PENSIONEVE NE SHTETIN HELVETIK (ZVICËR)

Pensioni i pleqërisë

Pas shumë vitesh pune të siguruarit me vendbanim në Zvicër që arrijnë moshën e pleqërisë (burrat 65 vjeç dhe gratë 64 vjeç) mund të aplikojnë për pensionin e pleqërisë. Ky pension mund te terhiqet 1 vit apo 2 vite para kësaj moshe por do të ketë zbritje dhe masa e pensionit është më e vogël.

Sistemi Zviceran i Sigurimeve Shoqërore është i organizuar ekskluzivisht sipas numrave dhe nuk ka shënime për vendbanimin personave të siguruar.

Kështu në Zvicër, aplikimi për pension duhet të bëhet ke trusti kompetent të paktën tre muaj më parë.

Ne duam tju njoftojmë se pensioni është një çështje e rëndësishme dhe shumë komplekse dhe pyetjet që kërkojnë përgjigje nuk mund të gjinden dhe të zëvendësohen nga hulumtimi në Google, Bing ose motorë të tjerë kërkimi në internet!

Për tju ndihmuar në këtë hap, ne jemi të gatshëm tju përfaqësojmë në çështjen e pensionimit.

Në situata të tilla shpesh shtrohen pyetje si psh.

Çilat çështje duhet shiquar kur dua te dal ne pension?

Kur mund të aplikoj për pension?

Si llogaritet pensioni?

Llogaria juaj e periudhave të sigurimit (gjendja e bilancit)?

Si mund të aplikoni për pensionin?

Pensionet jashtë vendit (shtetit)?

A mjaftojnë të ardhurat pas pensionimit?

Të gjitha këto pyetje kërkojnë një përgjigje profesionale.

Ju urojmë të gjithë të mirat dhe shëndet për moshën tuaj të tretë.

Me rrespekt

Asllani – Studio Ligjore Zvicër

Shani ASLLANI