Rreth nesh

Mirëserdhët në faqen tonë të internetit!

ZyraePensioneve jonë nisi punën më 1998. Është zyra e parë shqiptare e kësaj lëmije në Zvicër që njihet nga autoritetet Zvicërjane e cila profesionalisht mirret me çështje juridike dhe pensione.

Tani e shumë vite ne përfaqsojmë me sukses klientët tanë pranë institucioneve Zvicerjane, Gjermane e Austriake lidhur me realizimin e të drejtës në pension dhe të drejtat tjera të tyre që dalin nga skemat e pensioneve të këtyre shteteve.

Ne ju përfaqësojmë lidhur realizimin e të drejtës suaj të pensionit në këto shtete sipas ligjeve në fuqi dhe konventave ndërshtetërore me shtetet përkatëse ku ju (të siguruarit) keni derdhur kontribute (keni punuar).

Zyra udhëhiqet nga

Shani  A s l l a n i, jurist i diplomuar/ përkthyes zyrtar dhe i çertifikuar

dhe stafi që kryesisht kryen punët e sekretarisë.

Winterthur, Zvicër, Dhjetorë 2018

Me rrespekt

Shani  A s l l a n i, jurist i dipl.