A e dini se?

Winterthur, Zvicër, 04. Korrik 2019 / Shani A s l l a n i, jurist i diplomuar

NJOFTIM –

MARREVESHJA MBI SIGURIMET SHOQERORE ZVICËR – KOSOVË

 

Të nderuar Zonja dhe Zotërinjë

Zyra e Pensioneve me seli në Zvicër njofon klientët dhe të interesuarit që Marreveshja mbi Sigurimet Shoqerore Zvicër – Kosovë sipas informacionit që ne kemi marrë nga Institucioni Federal i Sigurimeve Sociale në Zvicër do të hyjë në fuqi më 1. shtator 2019.

Aplikimi për pension pleqërije për shtetasit kosovar që kan punuar në Zvicër mund të bëhet menjiherë, pra edhe para datës 01. Shtator 2019.

Mosha e daljes në pension të rregullt per burra është 65 vjeç kurse per gra 64 vjeç.

Pensioni mund të kërkohet si për burra ashtu edhe për gra një apo dy vite para kësaj moshe, pra burrat me 63 apo 64 vjeç dhe gratë me 62 apo 63 vjeç, mirëpo pensioni do jetë më i ulët.

Për klientët që ne përfaqësojmë kërkesat e të cilëve ende nuk janë vendos ne do zbatojmë procedurat e rregullta, kurse të gjithë të interesuarit që jetojnë në Kosovë dhe dëshirojnë të përfaqësohen nga ne mund të na kontaktojnë përmes websajtit tonë.

www.zyraepensioneve.com