www.zyraepensioneve.com

„Wer nicht im Sommer sammelt ein, der wird im Winter dürftig sein“ (Sprichwort)

 

Nese doni te ngroheni ne pleqëri, duhet te ndertoni nji shporet ne rini! (Fjale e Urte Gjermane)

Historiku/Reth nesh

 RETH NESH

Zyra jonë nisi punën më 1998. Është zyra e parë shqiptare e kësaj lëmije në Zvicër që njihet nga autoritetet Zvicërjane e cila profesionalisht mirret me çështje juridike dhe pensione.

Tani e shumë vite ne përfaqsojmë me sukses klientët tanë pranë institucioneve Zvicerjane, Gjermane e Austriake lidhur me realizimin e të drejtës së tyre në pension dhe të drejtat tjera që dalin nga skemat e pensioneve të këtyre shteteve.

Ne ju përfaqësojmë lidhur realizimin e të drejtës suaj të pensionit në këto shtete sipas ligjeve në fuqi dhe konventave ndërshtetërore me shtetet përkatëse ku ju (të siguruarit) keni derdhur kontribute (keni punuar).

Zyra udhëhiqet nga Shani A s l l a n i, jurist i diplomuar/ përkthyes i licencuar / zyrtar dhe stafi ndihmës që kryesisht kryen punët e sekretarisë.

Mars 2023, Winterthur – Zvicër      

Shani  A s l l a n i –  jurist i diplomuar